E Diel, 1 Nëntor 2026

Gogu: Pa drejtësi nuk ka shtet, reforma është domosdoshmëri

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë Toni Gogu nënvizoi sot rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi.

Gogu ndau momente nga vizita në “Neues Museum”, në Berlin.

“Peshorja e drejtësisë, simboli i njohur në gjykatat tona i ka rrënjët 4,000-vjeçare këtu, në konceptin egjiptian të Ma’at: e vërteta, barazia, rendi”, tha Gogu.

Gogu theksoi se “Reforma e Drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane”.

“Është vazhdim i asaj thirrjes të brendshme shumë më të vjetër dhe më thelbësore, bindjes se shteti pa drejtësi nuk është shtet”, shtoi ai.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›