E Diel, 1 Nëntor 2026

Gogu takon Gonzaton, fokus në forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, mbi sfidat kryesore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Në qendër të diskutimit ishte nevoja për të mbështetur sistemin e drejtësisë për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar aksesin e qytetarëve shqiptarë në drejtësi dhe për të forcuar garancitë procedurale.

Në takim u diskutua gjithashtu se si Bashkimi Evropian mund ta mbështesë sistemin gjyqësor në arritjen e këtyre objektivave, duke forcuar njëkohësisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ministria e Drejtësisë luan një rol qendror për të siguruar që reformat të përkthehen në përmirësime konkrete për qytetarët dhe institucionet e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto përpjekje përmes projekteve të dedikuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e drejtësisë”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›