E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonxhja: Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Rreth 1.4 milionë euro për..

Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milion euro për ri-jetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026!

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja thotë se ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku në çdo cep të vendit.

Rreth 7 salla kinemaje do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë shikuesit që duan të shijojnë artin e filmit.

Kjo iniciativë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›