Gonxhja: Zona “Fermentimi” në Shkodër, ndërhyrja e parë në zonat informale në proces legalizimi

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektuan përfundimin e punimeve në zonën e njohur si “Fermentimi”, një ndërhyrje e parë e këtij lloji në kuadër të programit kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale në proces legalizimi.
Gonxhja së bashku me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, inspektuan përfundimin e punimeve në zonën “Fermentimi”, një ndërhyrje e parë e këtij lloji në kuadër të programit kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale në proces legalizimi.
Projekti parashikon rikonstruksionin e 6 rrugëve: “Besa”, “Ardian Kodra”, “Dëshmorët”, “Çlirimi”, “12 Vjetori” dhe “Ora e Maleve”, me një gjatësi totale prej 3.1 kilometrash. I nvestimi përfshin gjithashtu sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin publik si edhe linja të dedikuara për fibra optike. Sipërfaqja totale e ndërhyrjes arrin në 10,500 m².
Nga ky projekt përfitojnë mbi 1000 banorë dhe 115 familje, shumica prej tyre në nevojë. Investimi total kap vlerën e 76.6 milionë lekëve.
“Rikonstruksion i 6 rrugëve: “Besa”, “Ardian Kodra”, “Dëshmorët”, “Çlirimi”, “12 Vjetori”, “Ora e Maleve” 3.1 km rrugë të reja Kanalizime (ujëra të bardha dhe të zeza), rrjet ujësjellësi, ndriçim publik dhe linja për fibra optike, sipërfaqe totale ndërhyrjeje: 10,500 m². Mbi 1000 banorë përfitues, 115 familje, shumica në nevojë. Investim total: 76.6 milionë lekë”, shkruan më tej Gonxhja.
Ministri Gonxhja theksoi se ky projekt përfaqëson një hap domethënës drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në një zonë që për shumë vite ka vuajtur mungesën e infrastrukturës bazë.
“Ky investim përfaqëson një hap domethënës drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në një zonë që për shumë vite ka pasur mungesë të infrastrukturës bazë, dhe një shembull i qartë i bashkëpunimit efektiv mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore”, u shpreh Gonxhja.
/gj.m/j.p/