Grabitet filiali i OTP Bank në Tiranë, autori dyshohet ishte i armatosur

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonë pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa mësohet se pre e grabitjes është bërë filiali i OTP Bank.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.