E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti 3 milionë lekë në exchange, del videoja kur autori me armë në dorë kërcënon punonjësen

Ky që shihni në foto është 42-vjeçari Luan Maçi, i cili këtë të enjte grabiti rreth 3 milionë lekë në një  “Exchange” te zona e 5 Majit.

Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, autori shihet i veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe maskë në fytyrë.

Ai hyri gjatë mëngjesit të sotëm, në pikën e këmbimit valutor dhe kërcënoi punonjësen me pistoletë. Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari është arrestuar nga policia.

Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›