Grabiti automjetin nga parkingu i hotelit/ Sarandë, pranga 31 vjeçares, u kap 30 minuta pas vjedhjes
Sondazh
Loading ...

schedule12:01 - 3 Nëntor, 2026
Një 31-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të parkuar në vendparkimin e një hoteli në lagjen nr. 1 të qytetit.
Ngjarja u denoncua nga pronari i automjetit, ku sipas policisë, 31-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur automjetin dhe më pas i ka hequr targat, duke i hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit.
Ajo u lokalizua dhe u ndalua nga shërbimet e policisë pranë tunelit të Skërficës, teksa drejtonte automjetin e vjedhur, vetëm 30 minuta pas kryerjes së vjedhjes.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 31-vjeçarja, banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!


