E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti dyqanin, dhunoi 26 vjeçaren, arrestohet 48-vjecari, tentoi të përdhunonte shitësen

Policia arrestoi këtë të diel një 48-vjeçar të akuzuar për një vjedhje me dhunë të ndodhur në një dyqan në Sarandë.

Ngjarja, sipas policisë, u regjistrua më 2 maj, kur 48-vjeçari u fut në dyqan dhe kërcënoi me thikë shitësen, duke grabitur 60 mijë lekë.

Shitësja 26-vjeçare pësoi dëmtime fizike dhe dyshohet se grabitësi tentoi edhe të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të. 48-vjeçari u kap në Durrës, ku ishte fshehur pas ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›