Gramsh/ 54-vjeçari me dy djemtë dhunojnë 26-vjeçarin me sende të forta, shpallen në kërkim nga policia

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Gramsh.
Sipas policisë në kërkim janë shpallur 54-vjeçari bashkë me dy djemtë e tij 23 dhe 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.