Grenell kritikon Dhomat e Specializuara në Hagë: Tërësisht të korruptuara, ndërprisni fondet

I dërguari i posaçëm për Misione të Posaçme i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si “tërësisht të korruptuara” dhe duke kërkuar që të ndërpritet financimi i tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” ka shkruar Grenell.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor.
/rtsh.al/