E Diel, 1 Nëntor 2026

Grenell përgënjeshtron Osmanin: Manipuloi fjalët e Trump për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit amerikan për Misione të Posaçme ka kritikuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për manipulimin e fjalëve të kreut të shtëpisë së Bardhë.

Grenell i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington ku konfirmonte se deklaratat e Trump flisnin për një përshkallëzim të kohëve të fundit nga Serbia kundrejt Kosovës.

“Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për punën e tij për paqe dhe normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit në zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa dhënë hollësi për periudhën kohore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›