E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, nis lufta me zjarret/ 96 vatra aktive, Atika zona më e rrezikuar

Për Greqinë, fundjava ka patur një kryefjalë: luftë me zjarret.

Në vend vetëm në 48 orët e fundit ka patur 96 vatra aktive, disa prej tyre në të njëjtën kohë, duke e vënë vazhdimisht në provë mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

Zjarri më i madh ndodhi në zonën e Oinoit, në Mandra të Atikës.

Në operacion morën pjesë gjithsej 210 zjarrfikës, 76 automjete, një numër i madh vullnetarësh dhe 29 mjete ajrore.

Në të njëjtën kohë shërbimet e emergjencave u lajmëruan për zjarre në Rodos, Selanik dhe Halkidiki.

Edhe këtë fillim jave, emergjencat parlajmërojnë një rrezik shumë të lartë nga zjarret (kategoria 4) në disa zona të vendit përfshirë rajonin e Atikës dhe Evian.

Mbrojtja Civile dhe Departamenti i Zjarrfikësve u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë, të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, të ndjekin nga afër udhëzimet e autoriteteve kompetente dhe të mbajnë parcelat dhe zonat e tyre të jashtme të pastra gjatë gjithë sezonit të zjarreve.

Në shtetin fqinj nga 1 janari deri më 5 korrik 2026, janë vendosur gjithsej 521 gjoba administrative, me një total prej 645,080. eurosh, ndërsa janë kryer 164 arrestime me akzuën për zjarrvënie me dashje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›