Greqia përfshihet nga flakët, humbin jetën dy persona, evakuohen disa fshatra

Greqia Qendrore është përfshirë nga flakët, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Zjarri u përhap në zonat e banuara në Corinthia, saktësisht në provincën qendrore të Greqisë.
Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i bashksië së provincës bëri të ditur se dy burra, të moshës 35 dhe 40 vjeç, vdiqën ndërsa po vraponin për të ndihmuar në shpëtimin e bagëtive nga zjarri.
“Fronti i zjarrit ishte shtrirë në 30 kilometra (18.6 milje) në katër drejtime kryesore”, deklaroi ai.
Disa shtëpi në fshatin Ano Loutra tashmë janë rrafshuar nga flakët, teksa forcat e zjarrëfikëses kanë lëshuar një urdhër evakuimi për më shumë vendbanime në rajon.
Qindra zjarrfikës të ndihmuar nga mjetet tokësore dhe ajrore, si dhe vullnetarë, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.