E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia përfshihet nga “ethet” e kërkimit për naftë

ATHINE - Greqia hyn në hartën e naftës. 8 kompanitë më të mëdha në botë kanë dorëzuar dje ofertat në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, për të bërë vëzhgime për naftë në Detin Jon dhe në zonat në jug të Kretës.

Sipas njoftimeve kompanitë e interesuara janë norvegjeze, amerikane, një franko-britanike etj. Tenderët e kompanive, që janë aktive në dhjetëra vende të botës, do të vlerësohen në varësi të kushteve ekonomike dhe teknike (objekti i hulumtimit, përvoja, aftësia për të promovuar zonat e tregut ndërkombëtar, etj.)

Vlerësimi do të kryhet nga komisioni kompetent në fillim të prillit. Studimet sizmike do të tregojnë se ku ka gjasa për të gjetur depozita shfrytëzueshme, por imazhi përfundimtar merret pas shpimit.

Interesi për kërkime në Greqi është i madh, sipas ministrisë, dhe kjo vlerësohet si një arritje e madhe për vendin dhe klimën e investimeve. Kostoja e studimeve, 40 deri në 70 milionë euro, do të merret nga kompania e përzgjedhur nga Komisioni i ministrisë.

Zëvendësministri i mjedisit do të njoftojë për rezultatet e konkursit ndërkombëtar presidentin e republikës, kryeministrin, kryetarin e PASOK dhe atë të Demokracisë së re. 

Ministria beson se deri në vjeshtën e vitit 2012 qeveria greke do të dijë me saktësi ku ka naftë dhe gaz dhe mund të vazhdojë punën për fazën tjetër, shpimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›