E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, dy vetë në urgjencën e Librazhdit

Ndërsa një ditë më parë, një 21-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, pasi kishte siptomat e gripit, një rast i ngjashëm del në dritë në Librazhd.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për 2 persona të të njëjtës familje, përkatësisht motër e vëlla, të cilët kanë mbërritur në orët e mbrëmjes së të martës në urgjencën e spitalit rajonal të Librazhdit.

Flutura dhe Fatos Allkaj kanë shfaqur të njëjtat siptoma, si me 21-vjeçaren Blerina Balla.

Ata janë shtruar në pavjonin e infektivit të spitalit të Librazhdit, ndërsa kampionet e tyre u janë dorëzuar ekspertëve të ISHP-së të mbërritur në Librazhd për të ekzaminuar shkaqet e vdekjes së 21-vjeçares Blerina Balla.

Dy të rinjtë nga fshati Qendër i Librazhdit janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›