E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e parë në krye të Kishës Anglikane

ANGLI, 25 mars, ATSH/ Sarah Mullally është emëruar të mërkurën si Kryepeshkope e Canterbury-t, posti më i lartë në Kishën  e Anglisë, njëkohësisht lidere shpirtërore e Komunionit Anglikan, që përfshin rreth 85 milionë besimtarë në mbarë botën. Ajo është gruaja e parë që mban këtë titull historik.

Edhe pse mori zyrtarisht detyrën në janar, ceremonia e emërimit shënoi fillimin simbolik të shërbesës së saj. Gjatë meshës inauguruese, të ndjekur nga rreth 2,000 persona, Mullally mbajti një predikim ku theksoi fuqinë e shpresës, duke u shprehur se besimi se “asgjë nuk është e pamundur me Zotin” e frymëzon në këtë mision.

Ceremonia, u ndoq nga figura të larta, përfshirë kryeministrin britanik dhe Prince William me Catherine, Princess of Wales, duke nënvizuar rëndësinë historike dhe simbolike të këtij momenti për kishën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›