E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja në Mitrovicë denoncon në polici: Nipi ka tentuar të më vrasë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mitrovicën e Jugut. Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se nipi i saj ka tentuar t’ia marrë jetën.

Incidenti ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth orës 09:00 të mëngjesit. “Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se nipi i saj, i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta privojë nga jeta. Pas rastit, i dyshuari është dërguar nga familjarët për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë,  e lënduara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e rastit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›