E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grupe të vogla protestuesish para Kryeministrisë - ATSH -

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Një grup të rinjsh dhe qytetarësh janë mbledhur sërish pasditen e sotme para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të protestave të ditëve të fundit.

Tubimi i sotëm vijoi pas protestës së zhvilluar gjatë ditës ku një grup studentësh u mblodhën rreth orëve të mesditës fillimisht para Universitetit Politeknik e më pas vijuan marshimin në fakultete e tjera në Tiranë duke hyrë nëpër auditorë dhe ndërprerë procesin mësimor.

Tashmë studentët i janë rikthyer auditorëve pasi janë dakordësuar në grupet e tyre të rrjeteve sociale.

Protestuesit e mbetur para Kryeministrisë kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë, ndërsa krahas kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama kërkojnë po ashtu ndryshimin e kastës politike në vend.

Gjatë pasdites, të rinjtë patën edhe komunikime mes tyre duke diskutuar për oraret e vijimit të protestave.

Gjatë mbrëmjes protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protesta para Kryeministrisë, foto: Florian Abazaj

1 nga 22

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›