E Premte, 6 Nëntor 2026

Grupi Parlamentar i PD dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Deputetët demokratë depozituan në parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni të posaçëm qe do të hetoje koncesionet e dhëna në sektorin e shëndetësisë. Deputetët e drejtuar nga lideri i opozitës Sali Berisha dhe ata të drejtuar nga Gazment Bardhi kanë bashkuar firmat për t’i kërkuar kuvendit të lejojë hetimin e koncesionit të Check-Up, sterilizimit, hemodializës dhe atë për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore.

ALBANA VOKSHI

DEPUTETE, PD

 

“Këto shkelje, “ngrihen deri në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së fituesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të këtyre kontratave.”

Komisionet hetimore përbejnë instrumentin parlamentar më të përdorur nga opozita gjatë dy viteve të fundit.

Në ketë shtator e gjithë opozita ka 7 kërkesa për komisione hetimore ; 5 janë të Sali Berishës e Gazment Bardhit që përfshijnë nga çështja e zbatimit të ligjit për investitorët strategjike, tek udhëtimet e kryeministrit me avion charter e deri tek të rrjedhja e të dhënave personale.

Lulzim Basha nga ana e tij ka paralajmëruar 2 komisione hetimore, por Basha me vetëm 10 deputetë e ka të vështirë të mbledhë 35 firmat e nevojshme për të kërkuar një komision të tillë.

Por deri tani mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, duke shpjeguar se nuk do të ngrihen komisione të tilla derisa të bëhet një ligj i ri për hetimin parlamentar, ligj për të cilin puna nuk ka nisur ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›