E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grupi i PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend: Përdori gjuhë joparlamentare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Kuvendi të marrë masa disiplinore ndaj socialistit Taulant Balla, pas përdorimit të asaj që opozita e konsideron “gjuhë joparlamentare”, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit. 

Grupi i PD ka kërkuar përjashtimin e Ballës, me 30 ditë nga punimet.  

PD ka kërkuar me anë të një shkrese drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën përjashtimin e tij nga seancat parlamentare, duke argumentuar se sjellja e Ballës përbën shkelje të rregullores dhe etikës së Kuvendit. 

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, PD ka cituar frazat e Ballës dje drejtuar deputetëve të opozitës kur u shpreh: “Flisni për lepuj, por po folët për lepuj, duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e sjell zagari”. 

Kuvendi pritet të shqyrtojë kërkesën e opozitës dhe mbetet të shihet nëse ndaj Ballës do të ketë masë disiplinore apo nisma do të rrëzohet. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›