E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori i Utah: Autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

Guvernatori i Utah,Spencer Cox, tha të dielën se autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet.

“Ai nuk e ka rrëfyer fajin para autoriteteve. Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë, por të gjithë njerëzit përreth tij po bashkëpunojnë. Dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Cox.

Autoritetet identifikuan personin e dyshuar për vrasjen e Kirk si 22-vjeçarin Tyler Robinson, i cili tani ndodhet në paraburgim. Akuzat pritet të ngrihen zyrtarisht të martën, tha Cox.

Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar motivin e krimit.

Cox tha se do të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim dhe u bën thirrje amerikanëve të zgjedhin mirësinë në një kohë tensioni të lartë politik./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›