E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gyndogan jep dorëheqjen nga Kombëtarja: Ndihem i lodhur!

Pas plot 82 takimesh me Kombëtaren gjermane të futbollit, Ilkai Gyndogan ka vendosur që të japë dorëheqjen.

Pas largimit të Toni Kros dhe Tomas Myler, përfaqësuesja e Gjermanisë përgatitet për një tjetër largim të dhimbshëm.

“Pas një periudhe disa javore reflektimi, mendoj të tërhiqem nga arena ndërkombëtare. Jam krenar për 82 paraqitjet e mia me Gjermaninë, por tani them se ka ardhur koha të tërhiqem. Ndihem disi i lodhur”, tha Gyndogan pasditen e sotme pasi bëri publik vendimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›