E Martë, 3 Nëntor 2026

HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit

HAMBURG, 24 maj /ATSH-DPA/- Të paktën 18 persona u plagosën dje në një sulm me thikë në stacionin qendror të trenit në qytetin verior gjerman të Hamburgut, thanë shërbimet e emergjencës.

Zyrtarët thanë se katër persona pësuan plagë kërcënuese për jetën, gjashtë u plagosën rëndë dhe shtatë të tjerë pësuan plagë më të lehta.

Policia tha se një grua 39-vjeçare gjermane u ndalua në stacion pasi goditi me thikë njerëzit që ndodheshin në platformën e stacionit hekurudhor 13/14.

Hetuesit besojnë se ky ishte akti i një autori të vetëm. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari nuk i bëri rezistencë arrestimit.

Policia nuk beson se goditja me thikë ishte një akt i motivuar politikisht.

Një operacion i madh policor u zhvillua në stacionin qendror të trenit të Hamburgut, një nga qendrat më të ngarkuara të transportit publik në Gjermani.

Ndalimi për mbajtjen e thikave ka qenë në fuqi që nga tetori 2023, duke përfshirë një ndalim tjetër për thikat në transportin publik që hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2024.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›