E Diel, 1 Nëntor 2026

HISTORIKE/ PSG fiton për herë të parë Champions League, “shuplakë” Interit në finale

PSG ka fituar për herë të parë në histori trofeun e Champions League. Kjo është gjithashtu edhe fitorja më e thellë në një finale.

Një dominim total nga ana e parizienëve që nga minuta e parë e sfidës. Goli i parë erdhi në minutën e 12-të të ndeshjes, aps një aksioni model.

Hakimi nuk e pati të vështirë të shënonte me portën thuajse të boshatisur.

Ndëkrohë 8 minuta më pas Due do të shënonte dhe golin e dytë të ndeshjes, dhe me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë e sfidës.

Në të dytën zuikaltrit u futën me shpresë për të bërë mrekullinë, por ishin sërish francezët që do të shënonin tre herë.

Due do të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal në minutën e 63-të, 10 minuta më pas ylli gjeorgjian Karashvelia do të shënonte dhe golin e katërt.

Ndërsa katër minuta para fundit Majolu do të shënonte edhe golin e pestë të sfidës.

Ky është trofeu i parë i PSG në Champions league, ndërsa Interi dështoi sërish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›