HOLANDE – Nëntë të plagosur pas përplasjes së një makine me turmën e njerëzve

AMSTERDAM, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një makinë goditi një grup njerëzish gjatë një parade me dritat e Krishtlindjeve në Nunspeet, një qytet në lindje të Amsterdamit, duke shkaktuar disa të lënduar.
Policia lokale e përshkroi incidentin si “serioz”, por deklaroi se “nuk duket të ketë qenë i qëllimshëm”.
Autoritetet konfirmuan gjithashtu se nëntë persona u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Hetimi për incidentin vazhdon. Disa ambulanca dhe helikopterë emergjence nxituan në vendngjarje. /os/