Hajnat hyjnë në gjashtë shtëpi në Ferizaj dhe Suharekë, vjedhin ari e sende me vlerë

Dy raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar në Ferizaj dhe Suharekë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari dhe sende të tjera me vlerë.
Rasti i parë ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 19:00, në fshatin Koshare të Ferizajt.
Sipas raportit policor, dy persona të maskuar dyshohet se kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës dhe ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00.
Sipas policisë, persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi të pesë vëllezërve, prej nga kanë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë për të cilën viktimat posedonin lejen përkatëse.
Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/