E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi Ina Rama te lexoje 30 faqet per Xhuvanin

Te tjera rreth shkrimit Reagimi qe provokoi ministrine TIRANE ndash Ministria e drejtesise ka reaguar sot pas deklarates se nje dite me pare te Prokurorise se Pergjithshme mbi inspektimin e kryer nga kjo ministri per dosjen Xhuvani.

Nepermjet nje deklarate per shtyp kjo ministri kembengul se ne shkresat drejtuar institucioneve e ka bere te qarte se komptencat kushtetuese te tyre ne gjendjen ne te cilen ndodhet ceshtja ku prokurori nuk e ka ankimuar vendimin e shkalles se pare nuk e ndryshojne dot fatin e politikes penale te ndjekur.
Lidhur me hallin e Prokurorise se Pergjithshme per legjitimitetin e inspektimit te kryer i bejme me dije opinionit publik se Inspektimi i Ministrise se Drejtesise eshte kryer ne perputhje te plote me Kushtetuten e vendit dhe ligjin Nr.8737 date 12.2.2001 Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar thuhet ne deklarate.

Sipas MD ushtrimi i kontrollit eshte bazuar ne nenin perkates te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar i cili parashikon se Ministri i Drejtesise kontrollon ligjshmerine e veprimtarise se prokuroreve...per ceshtje per te cilat kane perfunduar hetimet paraprake .

Ministria e Drejtesise shpreh bindjen se Prokurori i Pergjithshem do te ushtroje te gjitha kompetencat ligjore dhe kushtetuese pasi te lexoje me vemendje 30 faqet e Raportit te inspektimit faktet dhe gjithe pershkrimin ligjor te dispozitave dhe se do te qendroje larg cdo deklarimi emocional qe nuk ka lidhje me ushtrimin e nje detyre kaq shume te rendesishme per gjithe sistemin e drejtesise ne vend si Autoriteti me i larte ne ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimin e akuzes ne gjykim ne kuptimin e nenit 8 te ligjit Nr.8737 date 12.2.2001 Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar shprehet drejtuesit e ministrise se drejtesise.

Ne vijim te deklarates ministria e Drejtesise thote se garanton opinionin publik se gjithe veprimtaria e saj eshte bazuar dhe do te bazohet ne parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve i percaktuar qarte ne nenin 7 te Kushtetues dhe do te pershkruhet nga profesionalizmi ne respekt te plote te Kushtetutes se vendit ligjeve themelore te tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›