“Halli hallit nuk i ngjan”- Premiera e varietesë çel sezonin dimëror të teatrit të Vlorës

Premiera “Halli hallit nuk i ngjan” ka hapur sezonin dimëror të Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, duke sjellë në skenë një kombinim të humorit, muzikës dhe vallëzimit. Shfaqja vjen nën regjinë e Afrim Agalliut, Mjeshtër i Madh, ndërsa libreti është një bashkëpunim mes Haxhi Ramës, Afrim Agalliut dhe Genc Demirajt.
Me tematikë aktuale, shfaqja përcolli mesazhe të forta sociale, të ndërthurura me satirë dhe ironi, ndwrsa parodistët Afrim Agalliu dhe Agron Hamo ndezën skenën, duke krijuar një atmosferë plot humor dhe energji.
Aktorja me përvojë Matilda Avduli u shoqërua në interpretimet e saj nga aktorët e rinj Ermir Hoxha, Alba Shtëmbari dhe Albi Merkaj, duke krijuar një harmoni mes brezave në skenë.
Artur dhamo drejtor i teatrit “petro marko u shpreh se “ Sot jam i lumtur sepse pash nw skenw katwr breza. Varieteja do tw vazhdojw”
Aktori Afrim Agalliu tha se, “ na kishte marr malli shumw pwr publikon tonw tw dashur. Jam ndjerw shumw i plotwsuar sepse wshtw njw buqetw e bukur pwr publikun. Dhe para Vitit tw Ri tw marrin dhe ca lot gwzimi”
Ndwrsa aktori tjetwr, Agron Hamo theksoi se, “ E veçanta e kwsaj radhe ishte prania e dy aktorwve tw rinjw, Alba dhe Miri qw luajtwn sot nw kwtw Premierw dhe bashk me ta ishim dhe ne dhe prestigjatori Edmond Murraj”
lavdie bisha “Kam 60 vjet nw kwtw skenw pa u shkwputur dhe kwnaqem kur shikoj nxwnwsit e mi qw flutwrojnw lartw.”
Atmosferën në sallë e elektrizuan edhe këngëtarët Rovena Ibrahimi, Ludmilla Baballëku dhe Viktor Tahiraj, si dhe të ftuar të tjerë.
Element surprize solli prestigjatori Edmond Murraj, me numra shpejtësie, duke pasuruar më tej shfaqjen.
Premiera “Halli hallit nuk i ngjan”, me regji të Afrim Agalliut, skenografi të Drini Shehut dhe drejtim muzikor nga Artur Dhamo, do të vijojë të shfaqet edhe gjatë fundjavës në Teatrin e Vlorës.