E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapësira të lira për qytetarët në plazhin e Jalës

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli pamje nga plazhi i Jalës (Himarë), e përkatësisht nga hapësirat e plazhit publik.

Gjatë monitorimit dhe inspektimeve në terren nga grupet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB), u konstatua se hapësirat e lira të plazhit publik ishin ruajtur dhe aksesueshme për pushuesit, pa cenuar të drejtën e përdorimit të tyre.

Nga verifikimet u evidentua vetëm një rast mospërputhjeje nga një subjekt, i cili bashkëpunoi me grupin e inspektimit për lirimin e menjëhershëm të hapësirës së përbashkët publike, duke rikthyer kushtet e parashikuara nga rregullorja e plazheve.

Ministri bëri të ditur se, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të vijojë monitorimin e vijës bregdetare me qëllim garantimin e aksesit të lirë dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

Grupi qendror i inspektimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) në bashkëpunim me drejtoritë rajonale, ekipet e bashkive dhe Policinë e Shtetit, ka nisur prej disa ditësh kontrolle e marrje masash për zbatimin e rregullores së plazheve, respektimin e parcelave publike në vijën bregdetare dhe kushteve të tjera, me qëllim garantimin e plazheve te lira për qytetarët.

AKB rikujton se hapësirat publike bregdetare janë në shërbim të qytetarëve dhe çdo zënie pa autorizimin përkatës do të ndiqet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

1 nga 10

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›