E Martë, 3 Nëntor 2026

Hapet për vizitorët mozaiku i Bazilikës Paleokristiane të Linit

View this post on Instagram

A post shared by DRTK Korçë (@drtkkorce)


TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore publikoi pamjet e zbulimit të mozaikut të Bazilikës Paleokristiane të Linit.

Hapja e mozaikut për vizitorët bëhet në kuadër të sezonit turistik. Mozaiku është një atraksion i veçantë për të gjithë ata që duan të përjetojnë nga afër trashëgiminë kulturore. Me këtë rast, IKTK-ja ftoi të gjithë të vizitojnë Bazilikën Paleokristiane të Linit, një monument i shekullit VI, e cila është një dëshmi e vyer e kulturës dhe historisë shqiptare. Bazilika e Linit u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit. Ajo përbëhet nga naosi, dy kapela me absidë në jug dhe veri, baptiseri, atriumi dhe një kapelë katërkonkshe.

Gjithë kompleksi ka dyshemetë e shtruara me mozaikë të cilët shfaqin motive gjeometrike, bimore dhe zoomorfe, ku mbizotërojnë elementët fetare. Mozaiku i Linit konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.

/e.r//r.e//a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›