E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet rruga për Lungomare 3, lirohen hapësirat publiket në Orikum

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë këtë të premte (27 mars) një aksion për prishjen e 18 objekteve pa leje në zonën e Orikumit.

Ndërhyrja i hap rrugën vijimit të projektit “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë- Radhimë- Orikum“  me qëllim transformimin e vijës bregdetare në një prej zonave më të frekuentuara nga turistët. 

Objektet në të cilat po ndërhyhet janë me konstruksion beton arme me sipërfaqe totale rreth 480 m²,  ndërtime druri me sipërfaqe totale rreth 450m² dhe tenda me konstruksione metalike.

Ky aksion është pjesë e planit të qeverisë për krijimin e hapësirave të rregullta dhe të sigurta për investime turistike dhe shërbime publike, me qëllim rritjen e cilësisë së turizmit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›