E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hapja” e dytë e Botërorit/ Pas Mexico City, spektakël edhe në ceremoninë e Torontos

Pas Mexico City ishte radha e Torontos.

I njëjti spektakël dhe atmosferë edhe në ceremoninë e dytë të hapjes së “Botërorit 2026” në stadiumin e qytetit gtë Kanadasë, vendi tjetër organizator I turneut bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikën.

Ndryshe nga “Azteca”, në impiantin e Torontos dominuan ngjyrat e kuqe dhe të bardha, por entuziazmi i tifozëve që kishin mbushur tribunat ishte ngjitës.

Këngëtarët kanadezë me famë botërore si Alanis Morissette dhe Michael Bublé ndezën më shumë atmosferën me performancat e tyre, ndërsa nuk munguan efektet speciale dhe fishekzjarret.

Kjo në Toronto ishte e dyta ceremoni hapëse e “Botërorit 2026” dhe I parapriu asaj të tretë të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›