Hapja e urës mbi Ibër, Halimi: Kurti po e përdor për populizëm

Jeton Halimi, drejtues i Institutit të Studimeve Europiane dhe Globale i ftuar në studion e RTSH 24, u ndal në debatet që ka prodhuar vendimi i Kosovës për hapjen e urës mbi Ibër.
Halimi deklaroi se hapja e urës mbi Ibër po përdoret nga kryeministri Albin Kurti për populizëm. Sipas tij, hapja e urës mund të bëhej në një moment tjetër, pas koordinimit me SHBA.
“Hapja e urës është bërë temë e madhe në Kosovë.
Po përdoret për interesa të veta dhe populizëm. Duan të mbulojnë dështimet e veta me hapjen e Urës dhe të fitojë vota në kurriz të të tjerëve pa marrë parasysh rrezikun që mund të vijë nga hapja e urës dhe moskoordinimin me SHBA nuk i duhet Kosovës që mund të ketë eskalim të situatës.
Kjo nuk është momenti për të hapur ura e famshme. Duhet të koordinohemi sa më shpejt dhe në një moment të përshtatshëm të hapet ura.
Këtë duhet të mendojë Kurti dhe të mos bëjë populizëm”, tha Halimi.
Ky i fundit theksoi se ashtu sikurse çështja e targave, dinarit serb, edhe vendimi për hapjen e urës mbi Ibër, po përdoret nga Kurti përpara zgjedhjeve të shkurtit 2024.
“Edhe çështja e monedhës, Kurti çështjet e brendshme të Kosovës i çon në SHBA.
Momente të caktuara duhet të koordinohemi, pasi e kundërta do i kushtonin institucioneve të Kosovës.
Është fushatë zgjedhore dhe pavarësisht datës së caktuar të zgjedhjeve 9 shkurt, mendoj se Kurti problemet do t’i kamuflojë, duke thënë ne e bëmë, por ata nuk pranuan, me qëllim për të fituar një grusht votash, pavarësisht se mund të eskalojë situata”, tha ai.
/rtsh.al/