E Hënë, 2 Nëntor 2026

Harris dhe Trump kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u fokusua tek ekonomia, emigracioni, aborti, kujdesi shëndetësor dhe politika e jashtme.

Harris kritikoi synimin e Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që sipas saj  do të ishte një taksë për klasën e mesme.

“Plani  i tij është të bëjë atë që ka bërë më parë, që është të sigurojë një ulje të taksave për miliarderët dhe korporatat e mëdha, që do të rezultojë në 5 trilion dollarë në deficitin e Amerikës. Kundërshtari im ka një plan që unë e quaj taksa e shitjeve të Trump, e cila do të ishte një taksë 20% për mallrat e përditshme. Donald Trump na la papunësinë më të keqe që nga Depresioni i Madh. Donald Trump na la epideminë më të keqe të shëndetit publik në një shekull. Donald Trump na la sulmin më të keq ndaj demokracisë sonë që nga Lufta Civile. Dhe ajo që kemi bërë është pastrimi i rrëmujës së Donald Trump”, tha Harris. 

Nga ana tjetër ish-presidenti Donald Trump kritikoi Harrisin dhe administraten Biden për inflacionin e lartë .

“Unë isha i vetmi president ndonjëherë që Kina po na paguante qindra miliarda dollarë dhe po ashtu edhe vendet e tjera. Ata kanë pasur inflacionin më të lartë, ndoshta në historinë e vendit tonë, sepse nuk kam parë një periudhë më të keqe kohore. Njerëzit nuk mund të dalin jashtë dhe të blejnë proshutë me drithëra, vezë apo ndonjë gjë tjetër.  Populli yne  po vdes  absolutisht me atë që ata  kanë bërë. Ata kanë shkatërruar ekonominë dhe gjithçka që duhet të bësh  është të shikosh sondazhet , të cilat thonë 80 , 85 dhe madje 90% se ekonomia e Trump ishte e shkëlqyer ndërsa  ekonomia e tyre ishte e tmerrshme”, tha Trump. 

Pëprlasje patën edhe për çështjen e abortit.

“Do dëgjoni një tufë me gënjeshtra. Trump zgjodhi 3 anëtarë të gjykatës supreme, bënte siç donte Trump. Në 20 shtete ka ndalime të abortit, në disa vende ka edhe burg përjetë. Nuk ka përjashtime për burgun dhe incestin. Trump nuk duhet t’i tregojë një gruaje se çfarë duhet të bëjë me trupin e saj. Ata nuk e duan këtë”, tha Harris.

“Aborti në muajin e 9-të është i pranueshëm. Kjo është çësjtje që e ka ndarë vendin tonë në copa për 52 vite. Kjo çështje duhet të shkojë te shtetet që duhet të votojnë. Çdo shtet individual është duke votuar, është vota e njerëzve tashmë. Unë mora guximin për ta bërë këtë”, tha Trump.

Një tjetër pikë kulmore e debatit  ishte edhe menaxhimi i situatës së emigrantëve.

“Çfarë i kanë bërë vendit tonë duke lejuar që këta miliona e miliona njerëz të vijnë në vendin tonë. Dhe shikoni se çfarë po ndodh me qytetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ata po hanë qentë, po hanë macet, po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje. Ky është turp  Kjo  është ajo që po ndodh në vendin tonë. Eshte turp. Nëse ajo bëhet presidente, ky vend nuk ka shanse për sukses”, tha Trump. 

“Flisni për  raste  ekstreme. Nëse doni të dini vërtetë rrugën e brendshme se kush është ish-presidenti, nëse ai nuk e ka bërë të qartë tashmë, thjesht pyesni njerëzit që kanë punuar me të. Ish-shefi i tij i shtabit, një gjeneral me katër yje, ka thënë se ai ka përbuzje për kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Harris.

Po ashtu një teme diskutimi ishin edhe lufta në  Ukrainë dhe Gaza.

“Nëse Trump do të ishte president, Putin do të ishte i ulur në Kiev aktualisht. Përse nuk u thua polako-amerikaneve këtë në Pensilvani, se sa shpejt do të hiqje dorë për hir të një favori, dhe se çfarë mendojnë për miqësinë me atë që njihet si diktator e do të të hante për drekë”, tha Harris.

“Ajo e urren Izraelin. As nuk u takua me Netanyahu-n kur ai erdhi në Kongres për një fjalim të rëndësishëm”, tha Trump.

Trump po ashtu kritikoi Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris për tërheqjen e pa organizuar të trupave amerikane nga Afganistani, duke thënë se ata lanë duart e talebanëve pajisje ushtarake amerikane me vlerë prej miliarda dollarësh.

Shumë analistë besojnë se debati i parë dhe ndoshta i fundit anoi nga kandidatja e demokratëve. Por të tjerë kanë kritikuar atë që kanë konsideruar njëanshmeri të debatit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›