E Hënë, 2 Nëntor 2026

Harris përplaset me protestuesit pro-palestinezë: Nëse doni që të fitojë Trump vazhdoni, por unë po flas

Kandidatja demokrate për presidente e SHBA, Kamala Harris, është përplasur me një grup protestuesish pro-palestinezë gjatë një tubimi brëmjen e së mërkurës.

Gjatë kohës që Harris ishte duke folur 6 protestues nisën të bërtasin: “Kamala, Kamala nuk mund të fshihesh! Ne nuk do të votojmë për gjenocid”.

Edhe pse fillimisht u duk sikur Kamala Harris e kishte situatën nën kontroll, dhe u duk mjaft e qetë ndërsa u tha protestuesve se: “Unë jam këtu sepse ne besojmë në demokraci. Zëri i të gjithëve ka rëndësi. Por unë po flas tani. Unë jam duke folur tani”.

Por toni i saj i zërit filloi të ndryshojë dhe të bëhet më i fortë, ndrësa protestuesit nuk prnauan të heshtnin.

“E dini çfarë? Nëse dëshironi që Donald Trump të fitojë, atëherë vazhdojeni këtë. Përndryshe, unë po flas”, tha Harris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›