E Diel, 1 Nëntor 2026

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e zjarrit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Lapardha, ku 85-vjeçari K.A., është gjetur i pajetë nga familjarët. 

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij. 

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte ndezur një qiri në banesë, i cili dyshohet se ka rënë mbi batanijen e tij, duke shkaktuar zjarr.
Si pasojë, banesa është përfshirë nga flakët dhe 85-vjeçari është djegur plotësisht, duke humbur jetën nga asfiksia dhe djegiet. Në momentin e ngjarjes, ai jetonte së bashku me djalin dhe nusen e djalit, por ata nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin dalë për t’u kujdesur për bagëtitë. 

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›