E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani: Shqipëria do që Ballkani Perëndimor të rrugëtojë si një i tërë drejt BE

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani  tha sot se “Shqipëria do që Ballkani Perëndimor të rrugëtojë si një i tërë drejt Bashkimit Evropian”.

Ministri Hasani zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Ministrisë së Jashtme Sllovene për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në këtë takim Hasani cilësoi se “është në interesin e të gjithëve ta shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të BE-së”.

Në anën tjetër, shtoi Hasani në një postim në rrjetet sociale, “inkurajuam bashkërisht eksplorimin e rrugëve të reja që sjellin bashkëpunim më të zgjeruar mes dy vendeve tona në nisma rajonale dhe fusha me potencial të lartë”.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›