E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin dhe avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në MEPJ mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, z. Tilman Kuban dhe z. David Preisendanz – pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

Përgjatë takimit, Ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera, Ministri Hasani shprehet se:

“Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane. Presim me padurim të çojmë këtë bashkëpunim edhe më përpara.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›