Hasani takohet me stafin shqiptar në KiE: Biseduam hapat e ndërmarrë për promovimin e vlerave demokratike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ndodhet në Bruksel, ku është takuar me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.
Ai bën me dije se me ta bisedoi për hapat e ndërmarrë në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.
“Kënaqësi të nisja vizitën në Strasburg me një takim me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.
Biseduam mbi nismat e ndërmarra në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.
Mirënjohje për të gjithë profesionistët që prej 3 dekadash kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe KiE”, shkruan Hasani në “X”.
Kënaqësi të nisja vizitën në Strasburg me një takim me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.
Biseduam mbi nismat e ndërmarra në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale… pic.twitter.com/nw1GgMWjxe
— Igli Hasani (@IgliHasani) May 16, 2024
/vizionplus.tv