E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasmëria që “ka ngrënë” shumë jetë njerëzish/ Si nisi konflikti mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj (Kronologjia)

Gjykata e Lezhës dënoi ditën e sotme me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Sipas vendimit, portugezi Ruben Saraiva është shpallur fajtor për vrasjen e Ardian Nikulaj dhe do të vuajë dënimin maksimal, burim të përjetshëm.

Saraiva akuzohet për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja ndodhi në vitin 2023 brenda ambienteve të një hoteli në Shëngjin, në pronësi të vetë biznesmenit Ardian Nikulaj.

Hetimet zbuluan se vrasja ishte e mirëorganizuar, ndërsa autorët kishin planifikuar me detaje lëvizjet dhe ekzekutimin e viktimës.

Gjatë seancave të mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë.

Por si nisi përplasja mes dy fiseve që ka lënë pas disa viktima?

KRONOLOGJIA E VRASJEVE

1997– Një sherr mes 15-vjeçarëve në një pikë karburanti la një viktimë. Ishte një konflikt banal, në një karburant. Atje u vra një djalë nga familja Nikulaj. Atje familja vuri gishtën mbi familjen Lekstakaj. Pas debatit verbal u vra vëllain i Ardian Nikulaj, Pëllumbi.

1997– Klodian Lekstakaj dëshmoi vrasjen për një tokë në Balldre, ku mbetën të vrarë Gëzim Stakaj dhe Laurent Ndoc Gjetja, djali i poetit të njohur lezhian, Ndoc Gjetja (nip në familjen Stakaj). Sipas tyre, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj, i cili ka bërë 3 muaj burg, por doli i lirë për vetëmbrojtje edhe pse ishte në tokën e viktimave.

1998– Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjeter Lekstakaj. Edhe pse ishin të të njëjtës familje, Pjetri u akuzua atentator për vrasjen dhe u dënua me 12 vite burg.

Pas kësaj, familja Lekstakaj largohet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa Nikulajt qëndrojnë në Shqipëri. Në Lezhë! Ndërtojnë një hotel në Shëngjin dhe vazhdojnë jetën të qetë pa e ditur se 2023 do të rihapte plagët e mbyllura.

Vetë Lestakajt nuk vinin dot, ndaj edhe i besuan të afërmit të tyre Edmond Haxhia që t’u mbyllte punë! Ai punësoi disa persona për të bërë atë që një killer nga Fushë Kruja, Nikla, nuk ia kishte marrë përsipër, të hiqte eleminonte Ardianin.

300 mijë euro nuk e tunduan që të hiqte qafe atë që dikur e kishte pasur mik; një personazh i angazhuar me politikë dhe popullor në Lezhë. Kështu detyra iu ngarkua “të huajve”.

Organizatori i gjithçkaje, Edmond Haxhia, i afërm i fisit Lekstakaj në gjakmarrje me Nikulajt, përdori një grup të huajsh në realizimin e atentatit.

Vetë ai u arrestua në Angli bashkë me 4 britanikë bashkëpunëtorë, ndërsa portugezi Ruben Saravia u ndalua në Marok.

Të kamufluar si turistë, britanikët nuk kishin ngjallur as dyshimin më të vogël se ndodheshin në vendin tonë për të bërë vrasje. Madje dhe ishin strehuar në hotelin në pronësi të Ardian Nikualjt, i cili në shumë raste i kishte paguar edhe ushqimin e konsumuar prej tyre.

Marrëdhënia miqësore mes tyre kishte shkuar edhe tek fakti që informatorët e vrasësit ishin miqësuar aq shumë me familjen Nikulaj, saqë kanë luajtur edhe me fëmijët e 51-vjeçarit brenda ambienteve të hotelit me bilardo. Megjithatë e çuan deri në fund porosinë që kishin marrë, e me të ndodhur vrasja u zhdukën nga Shqipëria

Pas ngjarjes së 19 Prillit në Shëngjin, Lekstakajt reaguan për mediat duke mohuar autorësinë. Por, hetimet zbuluan një sërë provash ndaj të afërmit të tyre Edmond Haxhia.

“Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo çka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë hetim të ngjarjes deri në fund. Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërret për hetim ne vijmë menjëherë”, deklaruan vëllezërit Lekstakaj.

Por hasmëria nuk u ndal këtu! Në korrik, Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç u qëllua për vdekje në fshatin Balldre të Lezhës. Babai i tre fëmijëve, i cili njihet në zonë edhe me emrin ‘Toli’ sapo ishte kthyer nga emigrimi. Për të nuk dihej shumë, por pagoi “detyrimet” e familjes.

Edhe në këtë rast, Policia zyrtarisht tha se besonte që kishte lidhje me linjën e hakmarrjes, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen.

Ndërsa në dhjetor 2023 krimi goditi sërish! Një “BMW” lëshoi një breshëri të pamëshirmshme për të ekzekutuar Eno Nikulajn,djalin e xhaxhait të Ardian Nikulaj.

Autorët i shpëtuan sërish Policisë por sinjali është mjaft i qartë. Hakmarrja duket se do të vazhdojë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›