E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasmi i Ervis Martinajt ekstradohet në Shqipëri, Leonard Duka u arrestua në Belgjikë

Është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri Leonard Duka. Buriem për gazetarin e Vizion Plus bëjnë me dije se ai pritet të mbërrijë në aeroportine  Rinaësit në orën 14:30.

Trupat RENEA ishin nisur dy ditë më aprë në drejtim të Belgjikës, për të sjellë në Shqipëri Leonard Dukën, pas dhënies “OK” për ekstradimin e tij nga drejtësia Belge.

Kujtojmë që kundërshtari i Ervis Martinajt u arrestua një vit më parë në Belgjikë.

Duka dyshohet se është një nga autorët e ekzekutimit të Santiago Malkos, mik i ngushtë i Ervis Martianjt, vrasje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Drejt makinës së 26-vjeçarit u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër makinë në lëvizje.

Leonard Duka është një nga armiqtë e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Grupet rivale shpesh herë janë përplasur mes tyre, duke shënuar edhe viktima.

Një nga të vrarët e parë të rivalitetit mes dy bandave ishte pikërisht Santiago Malko. Por edhe pas atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë dyshohet se qëndrojnë pikërisht anëtarët e grupi të Dukajve.

Ky grup madje shpesh herë ka tentuar edhe eliminimin e Ervis Martinajt, por pa sukses. Aktualisht ky i fundit rezulton i zhdukur dhe janë dy pista nën hetim. E para është ajo e inskenimit ku dyshohet se Martinaj është gjallë, por i tërhequr nga bota e krimit, dhe pista tjetër është ajo që mund të jetë vrarë nga klani i Dukajve.

Për vrasjen e Malkos deri më tani është dënuar vetëm Blendi Teta, konkretisht me 25 vite burg. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë vëllai i Leonard Dukës, Erlis Duka, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Referuar dosjes së hetimit mësohet se ekzekutori dyshohet të jetë Fatmir Hyseni e ndërsa vëllezërit Duka kanë patur rolin e organizatorëve. Pala shqiptare po punon për ekstradimin e 37-vjeçarit në Shqipëri, në mënyrë që të përballen me drejtësinë për krimet e kryera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›