E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik”, tifozët kuqezi mesazh të fortë para sfidës me Serbinë

Sfida me Serbinë ka bërë që rrugët e Tiranës të mbulohen të gjtiha nga simbolet kuqezi. Një sfidë mjaft e rëndësishme jo vetëm për kualifikimin në Kupën e Botës, por edhe për nga historia, për shkak të marrdhënieve të tensionuara në të shkuarën.

Tifozët kuqezinj kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të dhënë mesazhet e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.

‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, shkruhet në një parullë të vendosur te Piramida, në qendër të Tiranës.

Kujtojmë që ndeshja e sotme është bojkotuar nga shumë tifozë të zjarrtë të kombëtares për ta ndjekur atë në stadium, për shkak të pakënaqësive që kanë patur me FSHF.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›