Haxhiu priti kongresistët amerikanë në Presidencë

PRISHTINË, 27 maj/ATSH/Ushtruesja e detyrss së presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim dy kongresistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, raporton KosovaPress.
Pas takimit nuk pati prononcim për media.
Delegacioni amerikan do të takohet të mërkurën edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Self dhe Subramanyam kanë qëndruar edhe në Serbi, ndërsa kanë vizituar edhe Luginën e Preshevës.
Atje, kongresisti Keith Self theksoi se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, ndërkohë, kongresisti demokrat Suhas Subramanyam ngriti çështjen e pabarazive në arsim dhe zhvillim që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.
/KosovaPress/