E Martë, 3 Nëntor 2026

Helmimi i fëmijëve/ Gramsh, bashkiaku: 14 fëmijë të prekur, janë mirë

 Një ditë pas nisjes së hetimeve të prokurorisë së Elbasanit për helmimin e disa fëmijëve në një kopsht publik në Gramsh, prindërit u mblodhën në shenjë proteste.

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi thotë se nuk bëhet fjalë për 72 të prekur, por për 14 raste, 6 prej të cilëve kanë marrë shërbim spitalor.

Fatmirësisht, fëmijët kanë lënë spitalin dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Helmimi i fëmijëve të kopshtit shtetëror në Gramsh po hetohet nga prokuroria e Elbasanit ndërsa në ISHP dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore po kryhen dhjetëra analiza.

Fëmijët në këtë kopsht janë ndjerë keq pas konsumimit të vaktit të drekës, ndërsa rasti u denoncua nga familjari I njëri prej fëmijëve I cili rezultoi pozitiv me bakterin salmonelë

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›