Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Arrestohen kuzhinieri dhe teknologu i “Sori-AL”, në kërkim administratorja

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim në lidhje me skandalin e helmimit të dhjetëra studentëve në Akademia e Sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut Sori-AL, e cila furnizonte studentët me tre vakte ushqimore gjatë ditës. U arrestuan Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka
Ndërkohë, administratorja e kompanisë, Alma Tafani, është shpallur në kërkim nga policia.
Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ata janë trajtuar me serume dhe më pas janë larguar.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota dhe për të zbuluar shkakun konkret të helmimit masiv që preku dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë.