E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmimi nga vezët me salmonelë, AKU vendos mbylljen e kopshtit në Gramsh

Helmimi i 17 fëmijëve në Gramsh disa ditë më parë rezulton se ka ndodhur për shkak të  konsumimit të të vezëve me salmonelë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë.

Nga analizat e AKU-së, më parë rezultoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ. Nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit.

Aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë.

Gjthashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e kopshtit deri në përfundimin e dezinfektimit dhe analizave.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit. Në reagimin e saj bashkia e Gramshit sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, shprehu kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve ndërkohë që kërkoi zbardhjen e rrethanave nga institucionet përkatëse.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme nga ISHP.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›