E Diel, 1 Nëntor 2026

Hëna pothuajse e plotë ndriçon mbi Statujën e Lirisë

NJU JORK, 4 prill /ATSH/- Një skenë spektakolare u shfaq mbi qiellin e Nju Jorkut, ndërsa Hëna pothuajse e plotë – rreth 96% e ndriçuar – u ngrit pas ikonës së famshme të Statujës së Lirisë, raportoi “abc News”.

Fenomeni u regjistrua dje në mbrëmje, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe qytetarëve.

Hëna, pothuajse e plotë, u shfaq e madhe dhe me shkëlqim të fortë, ndërsa silueta e Statujës së Lirisë krijoi një kontrast dramatik dhe simbolik.

Faza “waning gibbous” (Hëna në zbehje) – ndodh pas Hënës së plotë, kur pjesa e ndriçuar fillon të zvogëlohet gradualisht.

Në këtë rast, ndriçimi prej 96% e bëri Hënën të dukej pothuajse e plotë, duke rritur efektin vizual në horizont.

Ekspertët shpjegojnë se këto pamje bëhen edhe më mbresëlënëse për shkak të të ashtuquajturit “iluzion i Hënës”, një fenomen optik që e bën Hënën të duket më e madhe kur është pranë horizontit.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u konsideruar si një nga momentet më të bukura astronomike të ditëve të fundit në SHBA. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›