E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Hëngshin kokat”/ Shehaj: Uroj që përplasja Rama-Veliaj të vazhdojë, të nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit. Drejtësia të vihet në veprim për të ndjekur penalisht kryeministrin

Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shehaj tha se uron që përplasja mes Ramës e Veliajt të vazhdojë.

Sipas tij, nëse përplasja mes dy figurave në PS vazhdon, ata do i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit dhe drejtësia do ketë material, për të ndjekur penalisht edhe kryeministrin.

Agron Shehaj: Uroj që përplasja Rama-Veliaj të vazhdojë, që drejtësia të ketë prova për të ndjekur penalisht kryeministrin.

Por duhet thënë se kur Veliaj ankohet për të drejta, kjo nuk është normale. Kjo sepse ka qenë Veliaj personi që ua nxitur jetën qytetarëve dhe i ka tallur. Kur ishte kryetar bashkie Veliaj, ka qenë personi që ka vepruar kundër interesave të qytetarëve. Kështu shkon jeta, kur bën padrejtësi, ajo të kthehet një ditë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›