Heqja e imunitetit, apeli i fundit i PD për opozitën Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka ftuar kryetarin e PS-se, Edi Rama, qe te lejoje grupin e tij parlamentar te votoje heqjen e imunitetit, ne seancen e dites se sotme. Berisha i ka kujtuar kundershtarit te tij politik Rama, se me kete qendrim bllokues ai nuk demton qeverine dhe PD-ne, por demton qytetaret shqiptare dhe procesin integrues te vendit, duke percjelle tek te gjithe nje mesazh te keq, e duke treguar kryerjen e nje akti negativ. "Ne perballemi me nje kundershtar tonin, i cili beson se duke bllokuar procesin e integrimit, demton qeverine. E verteta eshte, se duke bllokuar procesin e integrimit demtohet cdo shqiptar, dhe po u demtua cdo shqiptar demtohet pa diskutim edhe ajo qeveri qe perpiqet me te gjitha mundesite, per te realizuar endrren e tyre", - eshte shprehur kryeministri, i cili ka theksuar se, ne rrafshin elektoral, me shume se kushdo tjeter demtohet ai qe bllokon. Berisha ka sqaruar me tej, se ai nuk mendon se PS eshte per bllokimin e integrimit te vendit, por ajo mendon se nuk duhet te jete merite e mazhorances ky proces, ndaj po bejne gjithcka per ta bllokuar. Gjithashtu, kreu i PD-se ka shtuar se, megjithe perpjekjet e PS-se, te gjithe e dine se kjo mazhorance ka meriten e shembjes se murit te komunizmit, te anetaresimit te Shqiperise ne Keshillin e Europes, te anetaresimit ne NATO, eshte kjo mazhorance qe liberalizoi vizat etj.. Berisha i ka kujtuar kreut te opozites, se bllokimi i tij do te marre pergjigjen e merituar nga shqiptaret ne zgjedhjet e ardhshme, ashtu sic ndodhi me 8 maj. Duke u ndalur tek seanca e dites se sotme, Berisha u shpreh se ajo ka nje rendesi historike, sepse me heqjen e imunitetit shembet muri i korrupsionit. "Imuniteti eshte nje mur qe pengon luften e korrupsionit te ketyre zyrtareve, sepse dekurajon prokurorine, per te nisur hetimin ndaj nje njeriu qe eshte me mbrojtje, e ben te pasigurt perpjekjen e tij te ndershme per te zbatuar ligjin, pasi ka perpara murin e imunitetit. Nje mur, i cili i ndan qytetaret ne nje grup, ne shoqerine e barabarte para ligjit, dhe qeveritaret e pabarabarte me ta para ligjit", - tha Berisha. Me pas, kryeministri i ka rikujtuar opozites, se PD-ja ka kerkuar heqjen e imunitetit qe ne vitin 2003, kur vete ishte ne opozite, kerkese e perseritur me pas ne 2005-n, por dhe ne vitin 2008, kur u bene ndryshimet kushtetuese, por qe vazhdimisht eshte kundershtuar nga PS-ja. Berisha ka theksuar faktin se mazhoranca ka bere te gjitha leshimet e mundshme, duke pranuar propozimet e PS-se, per ndryshimet kushtetuese dhe serish ka qene opozita ajo qe ka kundershtuar heqjen e imunitetit. Qendrimin bllokues te Rames, kryeministri e lidh me zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013, duke thene se ai e di qe nuk fiton, ndaj kerkon nje Kushtetute qe te beje me pushtet pakicen. "Kjo, - tha Berisha, - thyen rregullin me themelor te sistemit demokratik, sipas te cilit shumica qeveris e pakica kontrollon."