Heqja e taksës së qarkullimit/ Malaj: Përfitojnë qytetarët që i përdorin shpesh automjetet

Sondazh
Loading ...
schedule12:10 - 3 Nëntor, 2026
Qytetarët që përdorin shpesh automjetet për qarkullim do të kenë një përfitim të konsidrueshëm nga heqja e taksës së qarkullimit prej 32 lekësh për litër.Ministri i financave Petrit Malaj tha se pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga qytetarët nëse një person e përdor automjetin mbi 5 kilometra në ditë ateher ka perfitime te konsiderueshme nga transferimi i taksës së qarkullimit nga karburanti në taksën vjetore të automjeteve
Ky projektligj ka për qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun vendas, nëpërmjet rishikimit të politikës fiskale dhe reduktimit të barrës tatimore, që ndikon drejtpërdrejt në çmimin e karburanteve.
Ndërkohë nga një vlerësim rezulton se në Shqipëri qarkullojnë mbi 10 mijë automjete elektrike që pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit.
Po ashtu një risi është edhe fakti se për herë të parë do të aplikohet një tarifë e re, edhe për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar
Në ligj parashikohet edhe një rritje e taksës për makinat e luksit.
Nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, ulja e çmimit të karburanteve pritet të ndikojë në lehtësimin e shpenzimeve të qytetarëve duke krijuar kushte për uljen e kostove të mallrave e të shërbimeve. Të ardhurat e parashikuara nga taksa e qarkullimit për vitin 2027 rezultojnë rreth 26.0 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja e aplikuar mbi këtë taksë, rreth 5,2 miliardë lekë, pra, në total, rreth 31.2 miliardë lekë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

